“E hupi punën në AUK”, Nushi tregon se pse Besnik Bislimi kishte refuzuar të gjuante gaz në Kuvend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E hupi punën në AUK”, Nushi tregon se pse Besnik Bislimi kishte refuzuar të gjuante gaz në Kuvend

    Insajderi
    23 June 2022 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Nol Nushi, ka treguar arsyen pse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte refuzuar të gjuante gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

    Arsyeja pse Bislimi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit kur i kishte ardhur radha të gjuante gaz lotsjellës, sipas Nushit mendimi i Bislimit se do ta humbiste punën në Kolegjin AUK (American University in Kosovo),

    Ky rast e bënë Nushin të rrëqethet, pasi e mendon se Bislimi është përfaqësuesi i Kosovës në dialog me Serbinë.

    “Rrnqethna kur mendoj qe Besnik Bislimi o perfaqesuesi yne kryesor ne dialog me Serbine. Ky pat dhone doreheqeje prej deputetit kur i pat ardhe rendi me gjujte gaz lotesjelles ne Kuvend. Thojke: e hupi punen ne AUK”, ka shkruar Nushi.

    Postimi i tij i plotë:

    Rrnqethna kur mendoj qe Besnik Bislimi o perfaqesuesi yne kryesor ne dialog me Serbine.

    Ky pat dhone doreheqeje prej deputetit kur i pat ardhe rendi me gjujte gaz lotesjelles ne Kuvend. Thojke: e hupi punen ne AUK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark