Këngëtarja e njohur shqiptare po vazhdon të jetë e infektuar me koronavirus.
Dafina Zeqiri ka postuar një Instastory, ku ka treguar se e ka kaluar një javë me virusin COVID-19 dhe pasi i ka mbetur edhe një javë, po shkon të bëjë disa teste.
Para pak ditësh, ajo ka bërë të ditur se është infektuar me virusin COVID-19.
Ndryshe, Dafina po e shijon suksesin e këngës “Duro” e cila ka arritur 7 milionë shikime në YouTube që nga data e lansimit.