Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë mbajti tubim elektoral me qytetarët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë. Gjatë këtij tubimi pjesëmarrës në takim ishte kandidati për kryeministër, Albin Kurti, së bashku më disa kandidatë për deputetë nga radhët e këtij subjekti.
Pas përfundimit të këtij takimi, shumë aktivistë vullnetarë të Lëvizjes mbeten për t’i larguar karriget dhe gjërat që kishin mbetur brenda sallës. Mirëpo, i fundit që doli nga salla ku po mbahej takimi ishte kandidati për deputet Valdrin Ahmeti.
Njëra nga aktivistët e Vetëvendosjes, Majlinda Krasniqi, ka treguar se Ahmeti ka dalur i fundit nga salla duke i përgëzuar për punën e tyre vullnetare, ku më pas ka kërkuar që të gjithë së bashku t’i largojnë karriget brenda sallës.
“Valdrini jonë, deputeti jonë❤, 59✅
Me gjithë respekt për gjithë kandidatët për deputet nga Lëvizja e që secili më i mirë se tjetri, më duhet ta ndaj një ngjarje që ngjau dje pas tubimit që e patëm në shkollën Zenel Hajdini.
I fundit që doli duke na përgëzuar për punën ishte Valdrin Ahmeti, i cili me fjalët më të mira na tha se jemi më meritorët për fitoren e Lëvizjes që po na vjen. Unë jam aktivizuar së voni në Lëvizje dhe u ndjeva shumë mirë për këto fjalë. Në muhabet e sipër u kuptua që puna e tubimit nuk u krye dhe se tash duhet ti largojmë gjërat nga salla ku e mbajtëm tubimin. Dhe aty Valdrini tha se ejani gjithë bashkë ti largojmë karrigat”, ka thënë aktivistja Majlinda Krasniqi.
Tutje, ajo ka treguar se ka mbetur e habitur nga ky gjest i Ahemtit, pasi që sipas saj kandidatët e tjerë janë mësuar vetëm të fotografohen, por jo duke i mbajtur karriget në dorë.
“U habita se isha mësu me i pa kandidatët pas tubimin vetëm nëpër fotografime po jo duke i bajt karrigat. E Valdrini na dha vullnet shumë të madh dhe besoni a jo, mbi 500 karrigat i larguam për ma pak se 20 minuta”, thotë Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu ka thënë se edhe më herët ka dëgjuar fjalë shumë të mira nga aktivistët për Valdrin Ahmetin, dhe se sa herë e ka takuar ai ka përçu atë energjinë pozitive duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme.
“Unë edhe më herët kamndëgjuar fjalë shumë të mira nga aktivistët për Valdrinin dhe sa herë e kam takuar e ka përçu atë energjinë pozitive që e ka, por sot më ka lon përshtypje të jashtëzakonshme thjeshtësia e tij dhe mënyra qysh u bë bashkë me neve. Unë sigurisht që do ta votoj e ju ftoj të gjithëve me votu Valdrinin. 126 Lëvizjen, 1. Albinin e 59 Valdrinin”.
Ndryshe, Valdrin Ahmeti në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me numrin 59 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.