×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “E ka marrë Albin Kurti…” – Musliu tregon se si kryeministri ua mori zmadhuesin e zërit në Kuvend

    Insajderi
    13 July 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se Albin Kurti e ka grabitur zmadhuesin përmes të cilit PDK-ja i ka lëshuar video-incizimet e Mimoza Kusari-Lilës.

    Musliu tha se deputetja Blerta Deliu ka shkuar për t’ia kërkuar, por Kurti i ka thënë se “e keni lënë në vend të gabuar”.

    Sipas Musliut, Lëvizja Vetëvendosje sot ka provokuar vazhdimisht.

    ”Zmadhuesin që e kemi lëshu sot e ka marrë Albin Kurti dhe nuk na e ka dhënë më, e ka grabitur. Vetë Albin Kurti, shkon Blerta Deliu i thotë t’ia kthejë, nuk na ka leju me marrë. Sot kanë qenë komplet jashtë kontrolles. Kanë mëndu se po na frikësojnë se na jemi pak veta”, ka thënë Musliu në Pressing.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark