“E kam djegur virusin sonte”, këngëtarja shqiptare mban koncert me qindra vetë në kohë pandemie - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “E kam djegur virusin sonte”, këngëtarja shqiptare mban koncert me qindra vetë në kohë pandemie

    Insajderi
    19 February 2021 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke qenë se pandemia e Covid-19 ka prekur mbarë botën dhe ka shkaktuar situata të jashtëzakonshme deri në humbje të miliona jetëve, për këngëtaren kosovare Filloreta Raçi e njohur si Fifi nuk ka rregulla dhe përgjegjësi sociale që mund ta ndalojnë.

    Në mes të pandemisë, ku edhe vetë Kosova është në situatë kritike, Fifi ka mbledhur një publik të gjerë duke mbajtur një koncert në Ferizaj.

    Fifi dhe pjesëmarrësit në koncert shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit teksa këndonin e dëfrenin me këngët e saj duke mos respektuar asnjë prej rregullave anti-Covid.

    Për më tepër është vetë këngëtarja, që me krenari e ka shpërndarë videon në llogarinë e saj në Instagram.

    Ndërsa ndjekësit ngrenë shqetësimin e pasojave të virusit tek njerëzit e pranishëm në koncert. Nga ana tjetër këngëtarja gjithë krenari për gjestin e bërë përgjigjet: E kam djeg virusin sonte, m’fal për modestinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark