Insajderi
Lajme

Kurti: Marrëdhënia me SHBA-në ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të Hovenierit

Insajderi
26 December 2024 - 21:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Marrëdhënia me SHBA-në ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të Hovenierit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Kurti tha se me Hovenierin folën për progresin e arritur gjatë këtij mandati të Hovenierit dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe.

“Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, dhe kontributi i Ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor për forcimin e këtyre lidhjeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kurti, i uroi Hovenierit dhe familjes së tij shëndet dhe se “Kosova do të jetë gjithmonë shtëpi e tyre”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark