Insajderi
Lajme

E kanosi Haradinajn, Prokuroria merr vendim për Llugaqin

Insajderi
12 August 2026 - 23:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E kanosi Haradinajn, Prokuroria merr vendim për Llugaqin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skender Llugiq i cili bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt sot në Kuvend, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja”.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Speciale përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thotë se po merren të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore.

Postimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Speciale ndalon për 48 orë të dyshuarin S.LL.

Prishtinë, 12 gusht 2026 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe “Kanosja”.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark