Në qytetin e Lipjanit organet e rendit kanë arrestuar një mashkull pasi që ky i fundit pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një femër në këtë qytet, bëhet e ditur në raportin e fundit të Policisë së Kosovës.
Organi akuzës ka marrë vendim që pas përfundimit të procesit të intervistimit, i njëjti të dërgohet në mbajtje.
Nuk janë bërë të ditura motivet dhe arsyet se përse ka ndodhur.
Dhe nuk raportohet se viktima ka pranuar tretman mjekësorë pranë institucioneve shëndetësore.
“Lipjan, 08.04.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”