×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “E ke punësu aktivisten me të cilën ke bashkëjetu”, Krasniqi e Nushi përplasen ashpër

    Insajderi
    14 February 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate debatuan në Frontal në T7 për punën e Qeverisë dy vjet nga fitorja e partisë së Albin Kurtit.

    Nushi tha se LVV-ja e ka kapur pothuajse çdo institucion e ndërmarrje publike, ndërsa Krasniqi tha se kjo parti “është ndërtuar me familjarë”.

    “Lëvizja Vetëvendosje në themelet e saj është ndërtuar me familjarë. Noli e di që ne kështu e kemi kriju Vetëvendosjen”, tha Krasniqi.

    Nushi tha se Krasniqi “ka zero peshë në LVV” dhe i tha atij se “je i parëndësishëm”

    “Ku është kapja?”, e pyeti Krasniqi – Nushin, teksa po flisnin për punësimet partiake.

    “Prej kur udhëhiqet sot PTK-ja? Kush është shefi i PTK-së, Telekomit?”, ia ktheu anëtari i PSD-së.

    Më pas Krasniqi e akuzoi Nushin se dikur e kishte punësuar një aktiviste.

    “E ke punësuar aktivisten që ke bashkëjetu me të”, i tha Krasniqi.

    Nushi tha se debatin po e lëshojnë në personale dhe i tha Krasniqit se atij nuk i besojnë në LVV.

    “S’të punësojnë ty se nuk të besojnë. Ti s’je i aftë as për me kapë ndërmarrje”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark