×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E kisha shok klase”- Deputeti shkruan për kirurgun e QKUK që vdiq dje

    Insajderi
    12 February 2024 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e tashmë të ndjerit Halil Tanaj, kirurg në QKUK.

    Haxhiu përmes ‘Facebook’-ut të tij ka bërë të ditur se Tanajn e kishte në klasë dhe kishin vijuar studimet bashkë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “I trisht lajmi për vdekjen e Dr. Halil Tanajt. E njoha mirësinë e tij, e kisha shok klase, koleg të studimeve”, shkruan Haxhiu.

    “Dr.Halili ishte fjalë pak por puntor shumë i madh. Ngushellime familjes Tanaj dhe gjithë miqve dhe kolegëve!”, përfundon postimi i tij.

    Kirurgu i QKUK’së, Tanaj ka vdekur aksidentalisht në banesën e tij pasi dyshohet se ka pasur kontakt me energjinë elektrike. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark