×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Ancelotti: Do ta përfundoj karrierën në Real Madrid

    Insajderi
    29 May 2024 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga trajnerët më të njohur në futbollin botëror, Carlo Ancelotti ka treguar në një intervistë për La Repubblica se synon të përfundojë karrierën e tij në krye të Real Madridit.

    Trajneri italian, aktualisht 64 vjeç, ka rinovuar së fundmi kontratën me “Los Blancos” deri në vitin 2026, duke përforcuar lidhjen e tij të fortë me klubin spanjoll.

    “Do ta përfundoj karrierën time në Real Madrid, por së pari dua një tjetër Ligë të Kampionëve. Për aq kohë sa më do Real Madridi, unë do të jem këtu në dispozicionin e tyre”, tha Ancelotti.

    Ancelotti konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë të Real Madridit dhe Evropës në përgjithësi.

    Këtë sezon, ai e fitoi La Ligan dhe është në finale të Ligës së Kampionëve, ku në finalen e Wembleyt që luhet të shtunën do të përballet me ekipin gjerman, Borussia Dortmund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark