Presidenti i Turqisë, Recep Tayp Erdogan, ka thënë se 912 persona kanë vdekur dhe 5 mijë e 383 janë lënduar si pasojë e tërmetit të sotëm.
Ai shtoi se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore mund të shkojë deri në 10 mijë, ka vlerësuar Instituti i Gjeologjisë së Shteteve të Bashkuara, shkruan Sky News
Në raportin e tij, ky institut ka thënë se ka mundësi prej 47% se numri i të vdekurve mund të jetë prej 1 mijë deri në 10 mijë.