×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Numri i viktimave në Turqi mund të shkojë deri në 10 mijë”

    Insajderi
    06 February 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore mund të shkojë deri në 10 mijë, ka vlerësuar Instituti i Gjeologjisë së Shteteve të Bashkuara, shkruan Sky News

    Në raportin e tij, ky institut ka thënë se ka mundësi prej 47% se numri i të vdekurve mund të jetë prej 1 mijë deri në 10 mijë.

    Instituti vlerësoi se mundësitë për 100 deri 1 mijë të vrarë janë 27%, kurse 20% janë shanset që numri mund të jetë prej 10 mijë deri në 100 mijë.

    Një total prej 640 njerëzve kanë vdekur në të dy vendet e prekura deri më tani, sipas Associated Press.

    Mijëra të tjerë janë lënduar dhe ekipit e kërkimit janë duke vazhdur të kërkojnë për të mbijetuarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark