Insajderi
Lajme

E konfirmon Prokuroria – Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, arrestohet shoferi

Insajderi
21 November 2025 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E konfirmon Prokuroria – Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, arrestohet shoferi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi sot në mëngjes raportoi se një autobus që ka ardhur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës është ndaluar nga ekipet e Doganës, pasi në të dyshohet se është gjetur substancë narkotike.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria përmes një njoftimi, ku thuhet se Policia e Kosovës ka kapur 120 kilogramë drogë në një autobus, teksa shoferi është arrestuar tashmë.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se i dyshuari B.K është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark