Kryeprotagonisti i vjedhjes së 2 milionë eurove nga thesari i shtetit, Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, është dorëzuar sot në Policinë e Kosovës, shkruan Insajderi.
Lajmin për Gazetën Insajderi, e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë treguar po ashtu se tani Shala është në proces intervistomi.
“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Polici të Kosovës është vetdorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do ti ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Krejt ky organizim për vjedhjes e thesarit të shtetit, doli në pah pas arrestimit të zyrtarit të thesarit Labinot Gruda, më 20 tetor, nga Policia e Kosovës – i cili dyshohet se kishte bashkëpunuar me Kadri Shalën.
Dy milionë e 77 mijë euro kishin kaluar nga Thesari i Shtetit përmes katër transaksioneve në llogarinë e kompanisë privat me bazë në Drenas, LDA Grup SHP, me pronarë Kadri e Valon Shala.
Vjedhja nga thesari ka ndodhur në kohën e pauzës së 9 tetorit dhjetë ditë para se të bëhej publik skandali.
Transaksioni ilegal është kryer nga Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Shtetit sipas Prokurorisë së Shtetit krejt ky proces ka ndodhur brenda 8 minutave.
Pas arrestimit të Grudës, Kadri Shala, nëpërmjet një letre të dërguar në redaksinë e Gazetës Express, kishte mohuar se e njeh të arrestuarin e parë, derisa në lidhje me këtë, Gazeta Insajderi, ka publikuar sot një hulumtim që thotë të kundërtën./ Insajderi.org
Për më shumë rreth këtij skandali klikoni KËTU