Bashkimi Evropian ka thënë të premten se e kupton qëllimin e SHBA-ve që me sulmin ndaj Sirisë, të ndalojë sulmet e tjera me gaz kimik nga regjimi i Bashaar Al-Assad, por theksoi se zgjidhjet politike janë e vetmja mënyrë për ndalimin e luftës.
“Shtetet e Bashkuara kanë informuar Bashkimin Evropian se … kanë lëshuar një sulm në bazën ajrore të Sirisë në Shayrat me qëllim të kuptueshëm për të parandaluar dhe penguar përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse”, ka thënë sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Por, BE ka thënë se konflikti në Siri nuk zgjidhet përmes ushtrisë, por përmes politikës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
“BE-ja beson se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake të konfliktit”, thuhet në deklaratën e BE-së.”Vetëm një zgjidhje e besueshme politike do të siguronte paqe dhe stabilitet.” /Insajderi.com