“E linte shtatzënë që ajo të mos divorcohej”, dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E linte shtatzënë që ajo të mos divorcohej”, dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi

    Insajderi
    24 August 2025 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Motra e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos të Greqisë, ka rrëfyer për abuzimin që viktima përjetoi në martesën e saj.

    Siç zbuloi ajo për mediat greke, viktima duroi dhunë fizike dhe seksuale, pasi bashkëshorti e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ajo të mos ndahej.

    “Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.

    Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, ka deklaruar motra e 36-vjeçares.

    Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk ka bërë denoncim në polici.

    “Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte”, tha ajo.

    “Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçares./Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark