"E lumja unë për ty", ribashkohen sërish dy humoristët e "Stupcave" - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “E lumja unë për ty”, ribashkohen sërish dy humoristët e “Stupcave”

    Insajderi
    07 May 2024 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy protagonistët e grupit humoristik ‘Stupcat’, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu janë bashkuar sërish, rreth dy vjet pas raportimeve për ndarjen e grupit.

    Osman Azemi, në faqen e rrjetit social Facebook të serialit ‘Me Gjylën’, ka konfirmuar ribashkimin me Mensur Safqiun në sezonin e pestë të serialit.

    “Mirë se vjen sezoni i pestë Me Gjylën. E lumja unë për ty Sheq”, shkruhet në postim.

    Në vitin 2022, tre aksionarët dhe aktorët kyç të grupit u ndanë pas mosmarrëveshjeve mes vete.

    Grupi ‘Stupcat’ ishte pjesë e ekranit shqiptar që nga vitet 2000.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    24 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark