×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    E mori veturën me hua dhe pastaj e shiti – i riu në Lipjan e pëson keq nga Policia

    Insajderi
    19 December 2022 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    L.Q, 23 vjeçar është arrestuar mbrëmë në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka njoftuar policia përcjell Insajderi.

    I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

    L.Q i kishte hua personit E.J i moshës 22 vjeçare për ta shitur atë më pas tek një person tjetër në Lipjan.

    “Policët hetues, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arrestuar personin L.Q ( M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J ( M/K) i moshës 22 vjeçar, e kishte shitur atë në qytetin e Lipjanit një personit tjetër…”, thuhet në njoftim.

    Ankuesi përveç L.Q ka raportuar rastin edhe për një person tjetër.

    “Nga hetimet e para, sipas ankuesit, dy të dyshuar i kanë marrë dy automjete në shërbim dhe nuk ishin lajmëruar më. I dyshuari i parë L.Q është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme“, vijon komunikata.

    Policia ka konfirmuar se vetura e vjedhur i është kthyer pronarit.

    “Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër për shpërdorim të pasurisë së huaj për një automjet tjetër ndaj të njëjtit pronar”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark