×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “E mposhta serben një ditë para pavarësisë”, Nora Gjakova flet pas mori medaljen e argjendë në Azerbejxhan

    Insajderi
    17 February 2024 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, dje mori medaljen e argjendtë në Baku të Azerbejxhanit, duke u kualifikuar në finale pasi mposhti xhudisten nga Serbia.

    Në lidhje me kualifikimin në finale, Gjakova tha se ishte kënaqur me fitoren edhe për faktin se ajo e mposhti serben një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Po përveç të gjitha këtyre, ka qenë edhe një lloj presioni. Më vjen mirë që e përfundova ndeshjen me fitore, sepse ata gjithmonë shkojnë përtej sportit dhe bëjnë lajme të tjera. Më parë ajo më kishte mposhtur dhe e kishin bërë aq të madhe dhe s’ka qenë ndonjë fitore e madhe”.

    Gjithmonë është kënaqësi të fitosh ndaj garueseve që të kanë mposhtur më parë, sidomos ndaj garueses së Serbisë, një ditë para pavarësisë”, tha Gjakova për Euronews.al.

    Ajo tha gjithashtu se gjatë gjithë ndeshjes, sportistja serbe përdori fyerje dhe gjuhë urrejtjeje, por shtoi se kjo nuk e pengoi që të fitonte sfidën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark