Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina e përfolur mjaft për stilin e jetesës e së fundmi ishte krye temë e çdo portali shqiptar për shkak të arrestimit të saj, duket se ka gjetur pak qetësi më në fund.
Fjolla së fundmi ka publikuar një dhuratë mjaft të ëmbël, trëndafila ngjyrë të kuqe dhe të bardhë nga partneri i saj, Fisniku.
Por kjo e fundit nuk e la me kaq, ajo pak orë më vonë ndau imazhe të disa unazave të ndryshme, të cilat dukeshin mjaft të shtrenjta dhe me shkëlqim.
Ajo në Instastory kishte ndarë me ndjekësit e saj disa video ku shiheshin unazat e ndryshme nga diamanti dhe guri i çmuar smerald, ndër to shprehu se sa shumë po i pëlqejnë ato.