Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, është aktive në llogarinë e saj në Instagram.
Në këtë rrjet social ajo me ndjekësit ndan imazhe të ndryshme dhe komentet e ndjekësve janë të shumta.
Pranë një postimi të fundit ajo ka pranuar komente të shumta mirëpo nuk kishte se si të mos binte në sy më shumë njëri prej tyre.
Dikush nga ndjekësit e ka ngatërruar me Greta Koçin dhe Soni i ktheu përgjigjen e papritur.
“Për mua është ngatërresë shumë e lezetshme, sepse Greta Koçi është një vajzë dhe një artiste fantastike”, ka shkruar Soni e cila më pas si duket e fshiu tërësisht foton./Lajmi.net/