×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    E ngatërrojnë me Snapchat, investitorët blejnë aksionet e një startupi 54 milion dollarësh

    Insajderi
    09 February 2017 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Javën e kaluar Snap, kompania pas aplikacionit Snapchat, kërkoi 3 miliard dollar nga dalja në bursë.

    Investitorët kanë filluar të garojnë për aksionet e aplikacionit të njohur të komunikimit por gabimisht kanë blerë një tjetër kompani, Snap Interactive.

    Aksionet e kompanisë e cila zhvillon një aplikacion të quajtur Camfrog. Me zyra qëndrore në New York, vlera e kompanisë është afro 54 milion dollar, shkruan PcWorld.

    Të specializuar në video komunikim, Snap Interactive thotë se ka ndihmuar qindra miliona përdorues të krijojnë lidhje miqësore dhe romantike në mbarë botën.

    Sakaq Snap i vërtetë ka zyra qëndrore në San Francisco dhe thuhet të vlejë afro 25 miliard dollar. Dalja në bursë e Snapchat pritet të jetë ndër më të mëdha në historinë e teknologjisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark