“E njihja me emër tjetër, më tha se ishte 27 vjeç” çfarë tha e dashura kosovare e Dumanit në gjykatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E njihja me emër tjetër, më tha se ishte 27 vjeç” çfarë tha e dashura kosovare e Dumanit në gjykatë

    Insajderi
    02 April 2022 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin”. Kështu ka deklaruar e dashura nga Kosova e 39-vjeçarit Nuredin Dumani, i arrestuar tre ditë më parë në Fier pasi u plagos në Elbasan.

    Në dëshminë e zbardhur nga “BalkanWeb” e dashura 20-vjeçare nga Gjilani i Kosovës M. Hajdini ka thënë se e njihte me emër tjetër Dumanin.

    “E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, mësohet se ka thënë e reja, e cila është arrestuar gjithashtu për fshehjen e armës dhe përkrahje e autorit të krimi, pasi apartamenti ku u gjet Dumani, ishte marrë prej saj.

    Jashtë gjyqit kishin ardhur dhe dy vëllezërit e saj nga Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark