E padrejtë - Kurti nuk e mori në SHBA kryetarin e Grupit të Miqësisë me SHBA-të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E padrejtë – Kurti nuk e mori në SHBA kryetarin e Grupit të Miqësisë me SHBA-të

    Insajderi
    11 May 2022 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në këtë udhëtimi të shumëpritur drejtë tokës përtej Atlantikut, Kurti me vete ka marrë shefin e stafit të tij, Luan Dalipin, por jo edhe kryetarin e Grupit te Miqësisë me SHBA-të, Dimal Bashën.

    Basha në prill të këtij viti ishte zgjedhur në pozitën e kryetarit të Grupit të Miqësisë me SHBA-të, grup ky në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

    Arsyeja e themelimit të këtij grupi ishte që të thellohen më tutje marrëdhëniet në mes Kuvendit Kosovës dhe homologëve në SHBA.

    Me marrjen e kësaj pozite Basha kishte thënë se përmes këtij grupi do t’i pasurojmë edhe më tutje marrëdhënie në mes Kosovës dhe SHBA-së.

    “Për mua si deputet ky grup është i rëndësisë së veçantë, siç është e veçantë edhe lidhja jonë historike me Shtetet e Bashkuara, dhe prandaj puna dhe obligimi jonë kombëtar si përfaqësues është që përmes këtij grupi t’i pasurojmë edhe më tutje këto marrëdhënie të shenjta mes nesh”, kishte shkruar Basha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark