Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka thënë se do të ishte padrejtësi nëse mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, të pensionohej pa e fituar Topin e Artë.
Iniesta ishte lojtari kyc i Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit në fundjavë.
32 vjeçari ka fituar 28 trofe gjatë karrierës së tij që kur debutoi në vitin 2002, përfshirë këtu edhe Kupën e Botës.
“Do të ishte padrejtësi që ai të përfundoi karrierën pa Topin e Artë,” ka thënë trajneri 65 vjeçar.
“Por, në anën tjetër është e vështirë kur ke në gjeneratë dy lojtarë si Ronaldo e Messi”, ka thënë ai.