E papritur, por e vërtetë! Tea dhe Bearti do të rikthehen në “Përputhen”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e programit, Olsa Muhametaj.
Çifti do të jenë të ftuar specialë në emisionin e së dielës në “Prime”. Olsa ka publikuar foto të tyre në Instastory, duke shkruar “Tea dhe Bearti të dielën në “Përputhen Prime”.
Kujtojmë se e ftuar në “Roped with Olsi”, Tea rrëfeu se janë takuar me produksionin dhe kanë qetësuar gjakrat. Fakti që ata janë të ftuar në “Përputhen” është prova.