Një rast i pazakontë ka ndodhur në një burg në Teksas të ShBA-së. Disa të burgosur e kanë thyer qelinë, por jo për të ikur, por për t’i ndihmuar gardianit që po i ruante ata, për shkak se ai kishte humbur ndjenjat, duke bërtitur se nuk po arrinte të merrte frymë.
Fillimisht të burgosurit bërtisnin duke kërkuar ndihmë, por më pas e kanë thyer për t’i ndihmuar gardianit.
Të burgosurit janë munduar t’i ndihmojnë gardianin, por kur kanë parë se ishte e pamundur, kanë nisur të bëjnë zhurmë për të tërhequr vëmendjen e rojeve të tjerë.
Njëri prej tyre i ka marrë radion gardianit duke vënë alarmin. Gardianët e tjerë kanë parë nga kamerat çfarë po ndodhte dhe janë afruar në vendin e ngjarjes.
Gardiani nuk ka dashur të identifikohet, por u ka thënë kolegëve se jetën e ka prej atyre që ruan në qeli.
Ngjarja ndodhi në burgun Weatherford District Courts Building muajin e kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=0naiZJbywew