×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    E përjashtoi punonjësin e Telekomit nga puna bashkë me mbesën e Thaçit, Burbuqe Hana del që e shkeli sërish ligjin

    Insajderi
    14 October 2024 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burbuqe Hana, kryeshefe ekzekutive e Telekomit të Kosovës, në korrik të këtij viti kishte marrë vendim që të shkëpuste kontratën pa mundësi ankese për tre punonjës të ndërmarrjes publike: Merita Krasnqiin, Kushtrim Vrajollin dhe Arif Musën. Inspektorati i Punës në raportin zyrtar që ka siguruar ekskluzivisht Insajderi rezulton që kryeshefja ekzekutive e Telekomit ka shkelur ligjin në rastin e Vrajollit.

    Besnik Gashi

    Insajderi në korrik të këtij viti kishte raportuar për disa vendime që kishte marrë kryeshefja ekzekutive e Telekomit, ku dëshmohej se Merita Krasniqit (mbesës së Hashim Thaçit), Kushtrim Vrajollit dhe Arif Musës iu kishte shkëputur kontrata pa iu dhënë mundësia e ankesës në komision.

    Kushtrim Vrajollit në vendimin për shkëputjen e kontratës ndaj tij pretendohej se të njëjtit iu ishte ofruar kontratë të re pune dhe se i njëjti e kishte refuzuar.

    Deri tek ndërprerja e marrëdhënie së punës për arsye teknike dhe organizative ka ardhur vetëm pasi që punëdhënësi në pajtim me Nenin 17, paragrafi 2 të Ligjit të Punës i’a ka ofruar të punësuarit një pozitë të re të punës, sipas organogramit/skemës se re organizative sipas përgatitjes se tij profesionale duke i ofruar të njëjtit sistemim në një vend/pozite tjetër të punës dhe që më për së afërmi i përshtatet punës që i njëjti ka qenë duke e kryer”, thuhej ndër të tjera në arsyetimin për vendim.

    Megjithatë, në një komunikim që Vrajolli kishte pasur me menaxhmentin e lartë të Telekomit, të cilin e kishte parë Insajderi, pretendohej se atij iu kishte ofruar kontratë me pagë më të ulët dhe në një periudhë tre-mujore. Madje thoshte se të njëjtit iu është protokolluar kontrata pa pëlqimin e tij nga ana e kryeshefes.

    Kushtrim Vrajollit në vendimin për shkëputjen e kontratës ndaj tij pretendohet se të njëjtit iu është ofruar kontratë të re pune dhe i njëjti e ka refuzuar.

    “Deri tek ndërprerja e marrëdhënie së punës për arsye teknike dhe organizative ka ardhur vetëm pasi që punëdhënësi në pajtim me Nenin 17, paragrafi 2 të Ligjit të Punës i’a ka ofruar të punësuarit një pozitë të re të punës, sipas organogramit/skemës se re organizative sipas përgatitjes se tij profesionale duke i ofruar të njëjtit sistemim në një vend/pozite tjetër të punës dhe që më për së afërmi i përshtatet punës që i njëjti ka qenë duke e kryer”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin për vendim.

    Megjithatë, në një komunikim që Vrajolli kishte pasur me menaxhmentin e lartë të Telekomit, të cilin e kishte parë Insajderi, pretendohej se të njëjtit iu kishte ofruar kontratë me pagë më të ulët dhe në një periudhë tre-mujore. Madje thoshte se atij iu është protokolluar kontrata pa pëlqimin e tij nga ana e kryeshefes.

    “Kontrata mu ofru për lexim dhe ishte në përfshirë nivelin e pagës dhe kohëzgjatjen e kontratës që ndryshonin nga kontrata aktuale. Për sqarim mu tha se këto ndryshime nuk janë bërë nga menaxheri i BNJ por është bërë me kërkesë të drejtorit Avni Tafilaj përgatitur ishte ushtrues detyre afat 3 mujor dhe grade 9 nga data 24.05.2024 deri më 23.08.2024 dhe ishte e nënshkruar nga krye shefja Burbuqe Hana dhe protokolluar nga arkiva me numer 2532/24 datë 27.05.2024 14 vite punë në TK) ri sistemim apo kamuflim për ndërprerje të kontratës së punës me qëllim”, thuhej në emailin e Vrajollit drejtuar menaxhmentit të Telekomit.

    Insajderi ka arritur të sigurojë raportin zyrtar të Inspektoratit të Punës pas ankesës së Vrajollit në këtë institucion. Në konstatimet e Inspektoratit të Punës thuhet se përmes këtij vendimi, Telekomi ka shkelur ligjin.

    Punëdhënësi është përgjegjës për cenimin e dispozitës së nenit 17 paragrafi 1 dhe 2 Ligjit nr.03/L-212 të Punës, i cili ka përcaktuar sistemimin e të punësuarit në vendin e punës “I punësuari caktohet në vendin e punës, për të cilën ka lidhur Kontratë Pune. 2. Në rast të nevojës për ristrukturim apo organizim të ri të punës, i punësuari në pajtim me Kontratën e Punës mund të sistemohet në vend tjetër të punës që i përgjigjet përgatitjes profesionale, aftësisë së tij dhe nivelit të njëjtë të pagës, në pajtim me Kontratën e Punës”, thuhet ndër të tjera në raportin zyrtar që e ka parë Insajderi.

    Dokumenti iu është dërguar palëve, ku në afat prej tri ditësh obligohet Telekomi i Kosovës të eliminojë parregullsitë e evidentuara në mënyrë që t’i shmanget gjobave.

    Zyrtari kryesor i Financave dhe Thesarit në Telekom, Feim Kelmendi – i cili e ka shpërfaqur haptazi mbështetjen ndaj VV’së – e ka cilësuar si “gjobvënës të paligjshëm” Inspektoratin e Punës.

    E konfirmojmë që Inspektoriati i Punës i ka shqiptuar disa gjoba adminstrative ndaj Telekomit te Kosovës. Këto gjoba i kemi konsideruar të jashtëligjshme dhe jashtë kompentencave të Inspektoriatit te njëjtat i kemi atakuar edhe në gjykatë. Inspektoriati i Punës në fakt ka dalë tërësisht jashtë binarëve të kompetencave që i takojnë me ligj dhe është shndërruar në gjobëvënës të paligjshëm ndaj Telekomit të Kosovës, duke shqiptuar në vazhdimësi gjoba të jashtëligjshme ndaj Telekomit të Kosovë. Arsye për këto sigurisht mund të i dinë vetëm ata”, kishte deklaruar Kelmendi në një përgjigje me shkrim për Insajderin në shtator të këtij viti.

    Problemet e natyrës së mos-ofrimit të pagës dhe gradës së njëjtë në kontrata të reja nga ana e menaxhmentit të Hanës janë evidentuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Në gjetjet e tyre u tha se në testet e listës së pagave të punonjësve tregojnë se për 31 pozita, punonjësit nuk paguhen me grada të njëjta për pozitën e njëjtë.

    “Testet tona të listës së pagave të punonjësve, tregojnë se për 31 pozita, punonjësit nuk paguhen me grada të njëjta për pozitën e njëjtë. Edhe pse gjatë vitit 2023 ka filluar zbatimi i rregullores për sistematizimin e vendeve të punës dhe rregullores për marrëdhënie pune, ende nuk ishte zbatuar në tërësi procesi i ristrukturimit për të gjitha pozitat. Pritjet e menaxhmentit janë se ky proces do të finalizohet gjatë vitit 2024”, thuhet në gjetjet e ZKA’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark