E piu shpejt një shishe Coca-Cola, vdes 22 vjeçari kinez - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    E piu shpejt një shishe Coca-Cola, vdes 22 vjeçari kinez

    Insajderi
    25 September 2021 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 22-vjeçar nga Kina ka vdekur pasi piu një shishe pije të gazuar shumë shpejt për t’u freskuar në mot të nxehtë, thonë mjekët.

    Mjekët u përpoqën të shpëtonin djalin, por ai vdiq më pak se një ditë më vonë, pasi kishte pirë 1.5 litra Coca Cola për 10 minuta.

    Pas katër orësh përjetimi të dhimbjes në stomak, ai u dërgua në spital për “trajtim urgjent”.

    Burri, i cili nuk ka mbetur i paidentifikuar, përndryshe më parë nuk kishte pasur ndonjë komplikim shëndetësor ose diabet, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv

    Por shenjat e tij jetësore nuk ishin të qëndrueshme, pasi ai kishte një rritje të temperaturës, rrahjeve të zemrës dhe presion të ulët të gjakut.

    Një skanim CT tregoi se i riu kishte “pneumatozë të gjerë të venave portale”. Pra, pneumatoza është kur ka flluska gazi në muret e zorrëve, ndërsa vena portale kalon nga zorra në mëlçi, duke bartur gjak.

    Mjekët thanë se për shkak të kësaj, mëlçia nuk po merrte mjaftueshëm gjak dhe oksigjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark