E pritshme: Deputeti që u zu duke vjedhur naftë ia krisë një postim linçues kundër opozitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E pritshme: Deputeti që u zu duke vjedhur naftë ia krisë një postim linçues kundër opozitës

    Insajderi
    08 November 2022 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Artan Abrashi, ishte deputeti i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje me më së shumti shpenzime për derivate të paguara nga taksat e qytetarëve.

    Ai për vetëm dy muaj kishte shpenzuar 690 euro, faturë kjo e paguar nga kuvendi.

    Pak muaj pas kësaj ngjarjeje, Abrashi ka plasur deklarata lincuese kundër opozitarëve që sot patën një takim me kryeminitrin Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Abrashi, i quan përfaqësuesit e opozitës si “opozitë e pazareve” duke vazhduar se janë rreshtuar kundër qeverisë me shpresë të kthen në pushtet.

    “Opozitë e pazarave. Rreshtohet kundër qeverisë, me shpresë që kthehet në pushtet. Por rruga me pazare drejt pushtetit, është pastaj rrugë e gjatë e pazareve me shtet”, thotë Abrashi.

    Ky deputet i pushtetit, kur ishte publikuar lista e shpenzimeve të karburanteve ishte munduar të arsyetohet.

    “Shumë deputet nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt Nëntor-Dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje”, shkruante ai në Facebook. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark