Në puntatën e kaluar, në “Për’puthen”, Edi, njëri nga konkurrentët kërkoi falje në lidhje me të gjitha ofendimet që ua kishte bërë vajzave dhe djemve në studio.
Edi u kërkoi falje Bashkimit, Adës dhe Mikelës.
Pak ditë më parë, Edi pati edhe debat me Bashkimin, ku në një moment u ngrit që ta gjuante, por e ndaluan djemtë e tjerë.
Ai u shpreh se ato ditë nuk ka qenë vetvetja dhe se familja e ka bërë që të reflektojë.
“Ato ditë nuk kam qenë vetvetja. Më ka folur familja. Më ka thënë nuk jemi dakord ne se nuk të kemi rritur kështu. Nuk je Eduarti ky që ke qenë atë ditë. Prandaj kam pasur qejf me kërku falje”, u shpreh Edi.