Insajderi
Lajme

E quajti Osmanin rugoviste, Mustafa i reagon ashpër Ukë Rugovës

Insajderi
07 February 2026 - 20:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E quajti Osmanin rugoviste, Mustafa i reagon ashpër Ukë Rugovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i zgjedhur, Ukë Rugova, ditë më parë ka deklaruar se preisdentja Vjosa Osmani është një Rugoviste dhe këtë nuk mund ta mohojnë.

“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu, të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, deklaroi Rugova.

Ndaj kësaj deklarate të Rugovës ka reaguar ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se Ukë Rugova së pari, duhet të sqarojë se çfarë është rugovizimi.

‘’Ukë Rugova mas pari duhet me sqaru çka është Rugovizmi. A është sjellja e zonjës Osmani sjellje e Ibrahim Rugovës? Unë them se jo. Tash në qoftëse Ukë Rugova, djali i Ibrahim Rugovës, thotë se është rugoviste, atëherë pse rugovistja e Ukë Rugovës e shkatërroi LDK? Pse? Cila ishte arsyeja e saj që ta shkatërroi LDK’në, dhe ta çoj LDK’në në VV”, ka thënë Mustafa


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark