×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    E quajti vrasës e kriminel, Sylë Hoxha i kundërpërgjigjet Sami Kurteshit

    Insajderi
    23 February 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së djeshme, Sami Kurteshi i Vetëvendosjes akuzoi ish-prokurorin Sylë Hoxha duke e quajtur “vrasës” dhe “kriminel”.

    Kurteshi në një studio televizive tha se Hoxha e ka vendin në burg.

    “Ai është kriminel! Ai është vrasës! Dhe e ka vendin në burg,” – tha z. Kurteshi për RTV Dukagjinin, duke e nisur interpretimin politik të rastit Dehari.

    Në lidhje me deklaratën e Kurteshit është kundërpërgjigjur ish-prokurori.

    Ai tha për Insajderin se deklarata e Kurteshi është e papërgjegjshme.

    “Kjo deklaratë është totalisht e papërgjegjshme dhe nëse unë do të isha vrasës e kriminel organet përgjegjëse do duhej ta kryenin këtë punë më herët me mua. Kush është ai me i thënë këto fjalë, nuk e kuptoj si mundet”, tha Hoxha për Insajderin.

    Kurteshi kishte vazhduar diskutimin në studio duke e lidhur rastin Dehari me një rast tjetër të quajtur “Syri i Popullit”. Dhe se këto dy raste i kishte organizuar Partia Demokratike e Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Provat e vetme që e dëshmonin pretendimin e tij, sipas Kurteshit, ishin deklaratat publike të eksponetëve të PDK-së e LDK-së në Kuvend e në media.

    “Atë që ne kemi dyshu se rastin Dehari dhe rastin Syri i Popullit e kanë organizu PDK-ja, LDK-ja së bashku! Deklaratat publike në Kuvend të Kosovës, në media, dëshmojnë se ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale kundër Lëvizjes Vetëvendosje…” – u shpreh z. Kurteshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark