Insajderi
Lajme

E rëndë: 73-vjeçarja humb jetën në QKUK pas plagosjes në Majac të Podujevës

Insajderi
23 March 2026 - 08:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë: 73-vjeçarja humb jetën në QKUK pas plagosjes në Majac të Podujevës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zhvillim i rëndë është konfirmuar nga ngjarja tragjike e ndodhur në Majac të Podujevës, ku njëra nga të plagosurat nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Miradije Gashi, 73-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, raporton Sinjali.

Ajo ishte plagosur brenda shtëpisë së saj, në një incident ku e dyshuara është Ardita Gashi, e cila paraprakisht dyshohet se kishte qëlluar për vdekje edhe Ilaz Brahimin.

Pas ngjarjes, e dyshuara kishte tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke mbetur e plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark