Insajderi
Lajme

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i maturantit 19-vjeçar në Maqedoni të Veriut

Insajderi
20 May 2025 - 14:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i maturantit 19-vjeçar në Maqedoni të Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trupi i pajetë i një të riu 19-vjeçar, i identifikuar si M.A., është gjetur rreth orës 12:00 në hyrje të Strumicës, në vendin e njohur si “Kriva Reka”, pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në Maqedoni të Veriut.

Sipas prokurorisë, M.A. është gjetur në një vend pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Belasica”, në lokacionin “Kriva Reka”. Bëhet fjalë për maturant të njërës prej shkollave të mesme të Strumicës.

“Trupi i djalit është dorëzuar për autopsi dhe gjetjet deri më tani nuk tregojnë shenja dhune dhe priten analizat toksikologjike për të pasur pamje më të qartë të shkaqeve të vdekjes”, thonë nga Prokuroria.

Policia konfirmon gjithashtu se dje rreth orës 12:00, është marrë njoftim se pranë Strumicës, në një fushë të papunuar, është gjetur trupi i pajetë i një djali 19-vjeçar nga Strumica.

Një mjek konfirmoi vdekjen, ndërsa një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës dhe një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës kryen inspektim në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, sipas informacionit nga Shërbimi Sekret i Strumicës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark