E rëndë në Vlorë, makina përplas 10 vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë në Vlorë, makina përplas 10 vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

    Insajderi
    12 June 2022 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një automjet tip “Fiat” ka përplasur të miturin 10 vjeçar në Vlorë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë Fier, në fshatin Panaja ku fëmija ka qenë duke kaluar. Shoferi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

    I mituri ndodhet në spitalin e Vlorës aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e shoferit që u largua nga vendngjarja.

    Njoftimi i Plotë:

    Vlorë/Informacion paraprak

    Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

    Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark