Një katër-vjeçare ka vdekur teksa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të hënën.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se tashmë e ndjera ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës me gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo, më pas, ishte dërguar në QKUK që nga e shtuna për trajtim.
“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, njofton Elezaj.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i viktimës është dërguar për obduksion. /Insajderi.org/