Insajderi
Lajme

Hamza nga Lipjani premton realizimin e autostradës Banullë-Duhël

Insajderi
02 February 2025 - 19:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza nga Lipjani premton realizimin e autostradës Banullë-Duhël
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se pati një atmosferë e jashtëzakonshme në tubimin zgjedhor në Lipjan.

Ai ka thënë nga atje se autostrada Banullë-Duhël do të realizohet. Kandidati i PDK’së për kryeministër ka bërë edhe zotime lidhur me zhvillimin e turizmit në këtë komunë.

“Atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan! Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet! Nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! Çdo votë për numrin 131 është një votë për Kosovën”, ka thënë Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark