“E rraha nën efekt… nuk munda ta kontrolloj vetën” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E rraha nën efekt… nuk munda ta kontrolloj vetën”

    Insajderi
    17 October 2016 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hidajet Bytyqi nga fshati Dejnë në komunën e Rahovecit që të hënën u dënua me 1 vit kusht për rrahjen e vajzës së vëllait, Shkurte Bytyqi, ka thënë se e gjithë ngjarja që ka quar në rrahjen e 16-vjeçares që bëri bujë kohëve të fundit.

    Ai ka sqaruar se ka rrahur16-vjeçare nën efekt dhe nuk ka mundur ta kontrolloj vetën.

    “Unë e kam dashur më së shumti prej krejt fëmijëve mbesën, por ndoshta kur e do dikë aq shumë, pastaj edhe idhnohet aq shumë”, thotë Hidajet Bytyqi.

    Ai thotë se ndihet fajtor, vetëm për faktin se nuk ka mundur të kontrollojë vetveten në ato momente.

    Unë vet jetoj në Gjermani, i di ligjet, e di që nuk bënë me përdorë dhunë, por ka ndodhë krejt ajo cka ka ndodhë në efekt. Por, po ndihem fajtor, fajtor sepse skam mujt me kontrollu vetën. Përndryshe jam i gzum që nuk e kam lëndu, dhe sot jemi prap bashkë, edhe prapë flasim, jemi familje, edhe mendoj që në të ardhmen nuk do të përsëritet më”, ka thënë Bytyqi për Klan Kosovën.

    vendimi-hidajetbytyqi

    Ka komentuar edhe videon e publikuar në rrjete sociale.

    “Ajo video nuk është e qartë, vajza prej frikës ka ra poshtë, dhe duket sikur e kemi alivanosë duke e rrafë, por nuk është ashtu, edhe lëndime nuk ka”, ka thënë ai.

    Gjykata i ka vendosur Hidajet Bytyqit disa kushte, të cilat nuk duhen të përsëritjen në 12 muaj e ardhshëm që prej lëshimit të vendimit.

    “Me kërkesë të së miturës, Sh.Bytyqi gjykata ka lejuar urdhër për mbrojtje ndaj saj, me të cilin Hidajet Tahir Bytyqi, kryesi i dhunës, i ndalohet të: ushtrojë çfarëdo dhune fizike, psikike, nënçmime dhe kërcënime fizike ndaj palës së mbrojtur Sh.Bytyqi”, thuhet në vendimin e gjykatës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark