Ditë më parë janë publikuar pamjet ku shihen katër policë, pa uniforma teksa rrahin për vdekje një qytetar në Prishtinë. Përkundër që i shtrirë në tokë me duart prapa si shenjë dorëzimi, atyre nuk iu bën përshtypje e gjuajnë me shqelma e boksa. Shihet se edhe një qytetar provon të ndërhyrje për të njëjtin e largojnë.
Këta katër individë që u mësua se janë pjesëtarë të policisë së Kosovës nuk e lënë të ndërhyjnë as kolegen e tyre e cila shihet e veshur në uniformë e iu kërkon të ndalen, njëri nga ta vërehet duke e shtyrë të njëjtën.
Për këto sjellje banditeske të 4 policëve veçse kanë filluar të merren masa. Nga Inspektorati Policor për Insajderin kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet ndaj tyre.
Ato do të hetohen nën dyshimin e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” .
“Bazuar në kërkesën tuaj ju informojmë se Inspektorati Policor i Kosovës me datë 24.07.2023 ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë. Hetuesit e IPK-së, pas pranimit të ankesës, kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, duke mbledhur informacione dhe prova materiale si dhe janë identifikuar zyrtarët policorë dhe qytetarët të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në përgjigjen e IPK për Insajderin.
“Pas intervistimit të qytetarëve dhe mbledhjes se disa provave, në konsultim edhe me Prokurorin Themelore në Prishtinë, IPK është udhëzuar që të iniciohet rast ndaj katër (4) zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë ngjarje në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, kanë konfirmuar nga Inspektorati.
/Insajderi