Insajderi
Insajderi

​E rrahën një të mitur, policia arreston 3 vajza në Rahovec

Insajderi
21 October 2022 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​E rrahën një të mitur, policia arreston 3 vajza në Rahovec
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rastet e dhunës nga të rinjtë nuk janë të rralla në Kosovë, vetëm ditët e fundit janë raportuar disa të tilla.

Në Rahovec janë arrestuar tri vajza, dy prej tyre të mitura, pasi e kanë rrahur një tjetër vajzë, po ashtu të mitur. Vajza, sipas policisë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vazhdim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit tri të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Rahovec 20.10.2022 – 15:10. Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare, dy prej tyre të mitura për shkak se me datën 19.10.2022 dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht viktimën e mitur femër kosovare, e cila si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tri të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.  

Ndërkaq, një rast tjetër i dhunës u raportua edhe në qytetin e Pejës ku 3 persona rrahën brutalisht një tjetër.

I dyshuar për përfshirje në këtë rast është Leon Mulaj. Ndaj tij është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh, i cili bashkë me tre të tjerë rrahën brutalisht Egzon Çerkinajn në Pejë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark