Insajderi
Lajme

E rrahu nënën dhe motrën, gjilanasi përfundon në mbajtje për 48 orë

Insajderi
08 June 2025 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rrahu nënën dhe motrën, gjilanasi përfundon në mbajtje për 48 orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka arrestuar një burrë nga Gjilani, i dyshuar për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij.

Sipas deklaratave të viktimave, i dyshuari është recidivist në raste të dhunës në familje, duke qenë shpeshherë nën ndikimin e substancave narkotike dhe në gjendje të dehur gjatë incidenteve të dhunshme.

Rasti është referuar në prokurori, dhe me vendim të organit të akuzës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore, raporton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark