Reshjet e dendura të borës që kanë goditur fare papritur kryeqytetin kilian, Santiago ka shkaktuar kaos dhe blackout duke lënë në errësirë rreth 250 mijë persona.
Meteorologët thanë se këto ishin reshjet më të dendura të botës që kishin rënë në këtë vend që nga viti 2007.
Reshjet në mes të verës erdhën pas uljes së menjëhershme të temperatura në vend.
Gjithsesi, bora nuk solli vetëm vështirësi në qytet; mijëra fëmijë dolën në rrugë për t’ju gëzuar bardhësisë duke luajtur me njëri-tjetrin. /Insajderi.com