Janë arrestuar dy persona në Podujevë, të cilët e kanë shantazhuar një femër, duke i kërkuar 300 euro, në të kundërtën, e kanë kërcënuar se do t’ia publikojnë fotografitë intime në rrjetin social facebook.
Policia thotë se personat e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com