×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    E shpëtova njeriun nga vrasja, më mbeti borxhi i tij – rrëfen për InDoks viktima e fajdeve

    Insajderi
    07 May 2023 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viktima e fajdeve, Shefki Hyseni ka zbuluar detaje tronditëse të rastit të tij.

    Në InDoks të Gazetës Insajderi ai ka rrëfyer se si i mbeti borxhi i një person që tashmë ka vdekur atij.

    Se si nuk u lë rehat nga fajdexhinjtë e se si ata e sulmuan në shtëpi.

    Borxhi i të ndjerit ndodhi kështu, ai kishte vdekur dhe unë nuk kam qenë në dijeni se kishte vdekur. Ky kur kthehet nga Gjermania (Dion Rashica) pas diku 17 viteve më merr në telefon, jam në filan vend më thotë eja të pimë kafe, shkojë thotë du me ma pagu atë borxhin 8 mijë e 500 euro. Unë në emër të atyre 8.500 eurove ia paguajë 1.500 euro, të cilat nuk mi ka llogaritë kurrë”, ka thënë ai për InDoks të Gazetës Insajderi

    Ai thotë se në një moment fajdexhinjtë tentoi ta vrasin borxhliun në veturën e tij. Shefkiu kërkon ta mos e bëjnë këtë. Si rrjedhojë, ata i thonë se borxhi tashmë i takon atij.

    “Unë asnjëherë si kam pas borxh direkt, bile deklaron e përmend të ndjerin babain tim që ka vdekur në 97-ën, thotë i kam dhënë një borxh për 8.500 euro se e kam njohur se babai i tij është njeri i mirë”, ka thënë ai për InDoks.

    Ai mes tjerash është shprehur se më shumë i dhemb “krimi i kryer” nga policët sesa ai i kryer nga dy fajdexhinjtë.

    Derisa InDoks po priste që të përcillte këtë rast penal, për çudi të martën ka dështuar seanca për të.

    Mungoi madje edhe Prokurori me arsyetimin se “ishte në pushim vjetor”. Mungoi edhe njëri nga dy të akuzuarit e këtij rasti Fitim Shala.

    Ndërkohë i dyshuari tjetër Dion Rashica, po akuzohet për fajde, sulm, lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

    Vet Hyseni si palë e dëmtuar ishte paraqitur në objektin e gjykatës, mirëpo kishte deklaruar se nuk do të qëndronte në seancë. Aktakuza ndaj Dion Rashicës e Fitim Shalës është ngritur më 12 prill 2022.

    Dion Rashica dhe Fitim Shala akuzohen se më 28 mars 2022, në shtëpinë e të dëmtuarit Shefki Hyseni në Mitrovicë, së bashku kanë sulmuar të dëmtuarin Hyseni, shkruan Betimi për Drejtësi.

    Sipas një pjese të aktakuzës, të pandehurit pasi që kanë shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit për ti kërkuar paratë në shumën prej 7 mijë euro, të cilat i dëmtuari ia kishte borxh të akuzuarit Dion Rashica, e fillimisht ishin fyer me fjalë dhe pastaj janë shtyrë me duar, ku i pandehuri Fitim Shala e ka sulmuar fizikisht me dorë dhe pastaj e mban të dëmtuarin, ndërsa i pandehuri Dion Rashica e sulmon të njëjtin duke e goditë me kondak të armës në kokë.

    InDoks | Saga e Shefkiut – fajde, goditje me revole dhe akuza kundër hetuesve për manipulim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark