Insajderi
Lajme

E trishtë në Suharekë: I mituri plagos aksidentalisht vëllain me pushkë të gjuetisë

Insajderi
03 November 2024 - 09:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E trishtë në Suharekë: I mituri plagos aksidentalisht vëllain me pushkë të gjuetisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Suharekë, ku një i mitur ka pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit.

Policia përmes raportit ditor ka bërë të ditur se vëllait të viktimës, po ashtu i moshës së mitur, i ka shkrepur aksidentalisht pushka e gjuetisë duke e lënduar vëllain e tij, shkruan Insajderi.

Policia ka bërë të ditur se pas incidentit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, për shkak të lëndimeve serioze të marra.

Policia ka bërë të ditur se po e heton rastin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark