×
  • Lajme
  • Insajderi

    E turpshme: Pas grushteve dhe ofendimeve, Mimoza Kusari e quan “ditë të zakonshme” eskalimin në Kuvend

    Insajderi
    13 July 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur e buzëqeshur pas rrahjes ndërmjet deputetëve të partisë së saj me atë të PDK-së.

    Kusari-Lila ka shpërndarë një fotografi me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje në ‘Instagram’-in e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Një ditë e “zakonshme” në Kuvendin e Kosovës”, ka mbishkruar shefja e grupit parlamentar të VV-së.

    Kusari është shfaqur e “pa brengosur” në Kuvendin e Kosovës pas sulmit, duke shikuar nga ulëset që i takojnë partisë në pushtet, teksa bashkëpartiakë e kolegë të saj po përlesheshin.

    Përleshja në Kuvend erdhi pas publikimit të përgjimeve të Kusarit në një komunikim me ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq.

    Kusari në ato përgjime dëgjohej duke u koordinuar me Listën Serbe për projektligjet e ndryshme, përfshirë edhe për projektligjin e pagës minimale që përfshiheshin edhe veteranët.

    Kusari në bisedë me Simiqin, që besohet të jetë zhvilluar qershorin e vitit të kaluar, ofendon edhe politikanë shqiptarë duke i quajtur “idiotë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark