Në një turne që tradicionalisht është dominuar nga burrat, Dr. Suzanne Huurman po bën histori në Kampionatin Botëror.
Mes 48 kombëtareve pjesëmarrëse në këtë turne, ajo është e vetmja femër që mban postin e Kryemjekes së një skuadre përfaqësuese. Të gjithë kolegët e saj në ekipet e tjera janë burra.
Arritja e Huurman konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë.
Në gjithë historinë 96-vjeçare të Kampionatit Botëror, ajo është vetëm gruaja e tretë në histori që ka arritur të shërbejë si mjeke zyrtare e një ekipi kombëtar në këtë kompeticion madhor.
Dr. Suzanne Huurman mban postin e drejtoreshës së stafit mjekësor për kombëtaren e Curaçaos, skuadra më e vogël në histori për nga popullsia dhe sipërfaqja territoriale që ka arritur ndonjëherë të kualifikohet në një Kampionat Botëror.
Një histori unike suksesi dhe frymëzimi, e cila po tërheq vëmendjen e opinionit sportiv në mbarë botën.