
Policia ka njoftuar se një 25-vjeçar me inicialet Sh.Ll. është arrestuar me dyshimin se ka vjedhur një veturë sot në mëngjes në Shtime.
“Më 24 maj 2025, rreth orës 08:00, në stacionin policor në Shtime është raportuar një rast i vjedhjes së veturës, e cila dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “De Rada”. Automjeti i llojit Renault me targa vendore ishte e parkuar para shtëpisë së ankuesit”, tha policia.
I dyshuari sipas Sinjalit është: Shqiprim Llugaxhiu, rreth 25-vjeçar.
Sipas burimeve, ndaj tij janë ndërmarrë procedurat ligjore për veprën penale “Vjedhje e rëndë e automjetit”, ndërsa vetura është lokalizuar dhe është sekuestruar nga Policia si provë materiale.